Japonia njoftoi se deri në vitin 2035 do të zhvillojë avionin e saj luftarak të gjeneratës së re i cili do të jetë prodhim i përbashkët me Britaninë e Madhe dhe Italinë. Japonia e cila ndodhet përballë kërcënimeve rajonale në Paqësor, po përshpejton bashkëpunimin e mbrojtjes me vendet mike nën strukturën e NATO-s.
Qeveria njoftoi projektin pasi Fumio Kishida u bë "kryeministri i parë japonez" që mori pjesë në Samitin e NATO-s që u mbajt në qershor në Madrid.
Qeveria japoneze njoftoi deklaratën e liderëve të tria vendeve për projektin e avionit luftarak të gjeneratës së re që do të zhvillojë me Britaninë dhe Italinë.
Sipas kësaj, avioni luftarak i gjeneratës së re që do të jetë prodhim i përbashkët i Japonisë, Britanisë dhe Italisë do të zhvillohet deri në vitin 2035.
Me projektin që do të ndërtohen "marrëdhëniet afatgjata të mbrojtjes", do të forcohen zinxhirët furnizues dhe do fitohet shpejtësi në avantazhet teknologjike dhe kapacitetet e avancuara ushtarake.
Sipas agjencisë 'Kyodo' sipërmarrësit kryesorë të projektit do të jenë kompania japoneze Mitsubishi Heavy Industries (MHI) dhe kompania britanike BAE Systems.
Në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Japonisë dhe ajo e ShBA-së u theksua "mbështetja e administratës së Washingtonit për projektin e avionit".
"Ka filluar bashkëpunimi mbi kapacitetet e sistemit autonom i cili do të mund të plotësojë programin e avionit luftarak të Japonisë", thuhet në deklaratë.