Japonia ka nisur misionin e saj të NATO-s në Bruksel, sipas një deklarate të publikuar të enjten nga Ministria e Jashtme japoneze.
“Japonia dhe NATO-ja janë partnerë që ndajnë vlera themelore dhe interesa strategjike. Meqenëse është bërë edhe më e qartë se siguria e Euro-Atlantikut dhe Indo-Paqësorit është e pandashme, marrëdhënia Japoni-NATO është zhvilluar në një mënyrë konkrete vitet e fundit,” thuhet në deklaratë.
Misioni nisi të mërkurën dhe do të përdoret për bashkëpunimin midis të dyja palëve.
Misioni do të operojë i pavarur nga misioni diplomatik i Japonisë në Belgjikë.
Gjithsesi, Tokioja ka deklaruar në të kaluarën e afërt se nuk dëshiron të krijojë një “NATO aziatike.”
Vlen të përmendet se vitin e kaluar dolën raportime se NATO-ja po shqyrtonte hapjen e zyrës së saj të parë në Azi, e cila mund të vendosej në Tokio.