Jep dorëheqje kryeministri skocez, Hamza Jusuf /    Foto: AA

Kryeministri rajonal skocez dhe kreu i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Hamza Jusuf, dha dorëheqje nga detyra.

Jusuf në një konferencë për media në "Bute House", rezidenca zyrtare e kryeministrit në Edinburg, kryeqyteti i Skocisë njoftoi se do të japë dorëheqjen si kryeministër dhe si lider i partisë.

Duke kujtuar se ata mbaruan marrëveshjen për ndarjen e pushtetit midis partisë së tij, SNP, dhe partnerit të saj të koalicionit, Partisë së Gjelbër Skoceze, javën e kaluar, Jusuf tha se nuk mund të parashikonte trishtimin dhe zhgënjimin që shkaktoi anulimi në Partinë e Gjelbër.

Jusufi deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga parimet e tij vetëm për të mbajtur pushtetin dhe se ishte e mundur të fitonte votëbesimin duke bërë një marrëveshje, por pasi mendoi për pozicionin e tij gjatë fundjavës, ai preferoi të mos vazhdojë.

"Kam arritur në përfundimin se riparimi i marrëdhënieve përtej ndarjes politike është i mundur vetëm me dikë tjetër në detyrë", tha Jusuf duke shtuar se do të vazhdojë detyrën si kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.

Ai tha se posti i kryeministrit rajonal skocez ishte një nder i madh për të dhe shtoi se dha dorëheqje në një kohë kur shihet afër pavarësia e Skocisë nga Anglia.

Duke kujtuar se në Mbretërinë e Bashkuar kryeministri britanik është hindu, kryebashkiaku i Londrës është mysliman dhe kryeministri rajonal i Uellsit është me origjinë afrikane, Jusuf theksoi se teza e atyre që thonë se multikulturalizmi ka dështuar në vend është përgënjeshtruar nga kjo situatë.

Jusuf tha se do të vazhdojë punën e tij si deputet. "Unë do të vazhdoj të jem zëri i atyre që nuk mund të dëgjohen gjithmonë brenda dhe jashtë vendit, siç është Gaza, e cila ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë fatkeqësinë më të tmerrshme humanitare para syve të botës", tha ai.

Kryeministri skocez në dorëheqje tha se do të vazhdojë të mbështesë punën e partisë së tij, veçanërisht rëndësinë e pavarësisë së Skocisë.

AA