Kryeministri britanik, Boris Johnson     Foto:AA

Kryeministri britanik Boris Johnson është dakorduar sot të japë dorëheqje si lider i Partisë Konservatore, pasi më shumë se 50 ministra dhe këshilltarë në kabinetin e tij dhanë dorëheqje në 48 orët e fundit.

Johnson do të japë dorëheqje si lider konservator, por do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër derisa partia të zgjedh një udhëheqës të ri.

Mediat britanike njoftojnë se udhëheqësi i ri do të zgjidhet në vjeshtë.

Në njoftimin e "Downing Street" thuhet se kryeministri do t'i drejtohet sot publikut.

Vala e dorëheqjeve në qeverinë e kryeministrit Johnson filloi të martën në mbrëmje kur Rishi Sunak dhe Sajid Javid, ministrat e Shëndetësisë dhe Financave, dhanë dorëheqje.

Më shumë se 40 ministra dhe ndihmës dhanë dorëheqjen të mërkurën, një rekord për një periudhë 24-orëshe.

Me zhvillimet e fundit, presioni ndaj Johnsonit është rritur shumëfish pasi shumë brenda radhëve të tij dhe partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Johnson i mbijetoi një votëbesimi të fundit ndërsa sipas rregullave të partisë, një përpjekje e re për ta rrëzuar atë nuk mund të fillojë për një vit.

AA