Katari: Ndërhyrje ndërkombëtare për të mbrojtur spitalin Al Shifa në Gaza      / Foto: AA

Katari të premten i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht për të mbrojtur Spitalin Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Gaza, oborri i të cilit është goditur nga Izraeli, sipas zyrtarëve.

Mjekët dhe pacientët thuhet gjithashtu se janë në gjendje frike për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme pranë objektit.

"Katari paralajmëroi kundër qëllimit të qartë të okupimit izraelit për të kryer një masakër të re," tha Ministria e Jashtme, siç njoftoi agjencia shtetërore e Lajmeve e Katarit.

Ministria shtoi gjithashtu se i konsideron provokimet e përsëritura dhe shënjestrimin e rrethinës së spitalit dhe godinave të klinikave të saj ambulatore si një "paralajmërim për shënjestrimin e kompleksit".

Katari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë me shpejtësi për të mbrojtur kompleksin, ku janë strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.

Ministria përsëriti dënimin e saj të bombardimeve izraelite ndaj strukturave civile duke përfshirë spitalet, shkollat dhe kampet e refugjatëve, të cilat kanë vazhduar që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit.

Ushtria izraelite akuzon se Hamasi operon një qendër komandimi në vendin e spitalit, një pretendim që grupi dhe zyrtarët e spitalit e kanë mohuar.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të bllokimit izraelit.

Gjithsej 65 kamionë, që transportonin ushqime, ilaçe, furnizime shëndetësore, ujë në shishe, batanije dhe produkte higjienike, si dhe shtatë autoambulanca, kaluan nga Egjipti në Gaza të enjten, duke rritur numrin e kamionëve që kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori në 821, sipas OKB-së.

AA