Në vendimin e marrë në Këshillin e Bashkisë së Athinës është bërë thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Athinës, Kostas Papadakis, në postimin e tij në rrjetet sociale, njoftoi se kanë bërë thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban.
Sipas tekstit të shpërndarë nga Papadakis, Bashkia e Athinës bëri thirrje për armëpushim sa më shpejt në Gaza dhe përfundimin e "konfliktit" në Liban.
Vendimi gjithashtu i kërkon qeverisë greke t'i shmanget ndonjë bashkëpunimi që do të shkaktojë përhapjen e luftës, thellimin e krizës humanitare si dhe rritjen e humbjeve civile, ndërkaq i kërkon edhe pjesëmarrje aktive në iniciativat për armëpushim.
Komuniteti Palestinez i Greqisë, nga ana tjetër, në postimin në rrjetet sociale tha se Athina ishte kryeqyteti i parë evropian që bëri thirrje për armëpushim në Palestinë dhe Liban.