Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se rezultati që ka dalë nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) tregon se shumica do të jetë pro Evropës dhe Ukrainës.
"Rusia po ndjek nga afër balancën e fuqisë në PE", theksoi Peskov i cili shtoi se është vërejtur dinamika për rritjen e popullaritetit të partive të djathta.
Ai tha se përderisa partitë proevropiane kanë ruajtur forcën e tyre, partitë e krahut të djathtë me kalimin e kohës mund t'i arrijnë dhe t'i kalojnë ato.
"Me sa duket shumica do të jetë vërtet proevropiane dhe proukrainase. Por, gjithashtu, duhet të analizohet edhe struktura e PE-së në të ardhmen", deklaroi Peskov.
AA