Krerët e diplomacisë turke dhe britanike diskutojnë luftën në Gaza / Photo: AA

Në një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, David Lammy, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka diskutuar luftën 10-mujore të Izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, Öncü Keçeli, në platformën sociale X njoftoi se Fidan dhe Lammy zhvilluan një bisedë telefonike, sipas të cilit, diskutimi ka trajtuar zhvillimet e fundit në Gaza dhe tensionet në rritje në rajon.

Siç tha Keçeli, ministri turk homologut të tij britanik në bisedën telefonike i tha se “Izraeli është pala që kundërshton armëpushimin, duke theksuar rrezikun e përhapjes së konfliktit në nivel rajonal”.

Gjatë telefonatës, Fidan po ashtu theksoi se “agresioni i Izraelit duhet të ndalet”.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas.

Dhjetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës mbeten në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli ka vrarë të paktën 40 palestinezë në Gaza që nga 7 tetori dhe akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për fushatën ushtarake që po kryen që nga ajo kohë.

TRT Balkan / agjencitë