Kreu i OBSh-së jashtëzakonisht i shqetësuar për vazhdimin e luftës në Gaza / Foto: AA

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar për vazhdimin e luftimeve në Gaza, pasi pauza humanitare përfundoi më herët të premten.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për vazhdimin e luftimeve në Gaza”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në rrjetin social X.

Ai theksoi se konfliktet kanë gjymtuar sistemin shëndetësor.

"Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më shumë spitale ose shtretër spitalesh," paralajmëroi ai, duke përmendur se pothuajse të gjitha spitalet në Rripin e Gazës u është dashur të mbyllen ose të ndalojnë ofrimin e kujdesit për shkak të mungesave dhe sulmeve izraelite.

Ai theksoi nevojën për një armëpushim që zgjat dhe çon në paqe.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës pas pauzës humanitare që përfundoi mëngjesin e sotëm, 109 palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën.

Sulmet izraelite vazhduan menjëherë pas përfundimit të pauzës humanitare, siç njoftuan zyrtarët izraelitë, edhe kur liderët politikë dhe grupet e shoqërisë civile në mbarë botën iu lutën Izraelit të hiqte dorë.

AA