Reporterët pa Kufij (RPK) në Gjykatën Penale Ndërkombëtare parashtruan ankesë për krime lufte të kryera ndaj gazetarëvegazetarëve në Palestinë dhe Izrael.
Siç thuhet një njoftimin e RPK-së, ankesat e dorëzuara më 31 tetor detajon rastet e nëntë gazetarëve të vrarë gjatë punës së tyre që nga 7 tetori dhe dy të tjerëve që u plagosën, gjithashtu gjatë punës së tyre. Në ankesë citohet gjithashtu shkatërrimi i qëllimshëm, i plotë ose i pjesshëm i ambienteve të më shumë se 50 mediave në Gaza.
Sipas të dhënave të RPK-së, 34 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, nga të cilët të paktën 12 u vranë gjatë punës së tyre – 10 në Gaza, një në Izrael dhe një në Liban.
“Shkalla, serioziteti dhe natyra e përsëritur e krimeve ndërkombëtare që synojnë gazetarët, veçanërisht në Gaza, kërkon një hetim prioritar nga prokurori i GjPN-së. Ne kemi bërë thirrje për këtë që nga viti 2018. Ngjarjet tragjike aktuale tregojnë urgjencën ekstreme të nevojës për veprim të GjPN-së”, thotë RPK-ja.
Ankesa për krime lufte
Sulmet që i përjetuan gazetarët palestinezë në Gaza sipas RPK-së korrespondojnë me përkufizimin e Ligjit ndërkombëtar humanitar për një sulm pa dallim dhe për këtë arsye përbëjnë krime lufte sipas nenit 8.2.b. të Statutit të Romës. “Edhe nëse këta gazetarë do të ishin viktima të sulmeve që synonin objektiva legjitime ushtarake, siç pretendojnë autoritetet izraelite, sulmet megjithatë shkaktuan dëm të dukshëm të tepruar dhe joproporcional për civilët, dhe ende përbëjnë një krim lufte sipas këtij neni”, thotë RPK-ja.
Vdekja e gazetarit izraelit, shtojnë ata, përbënte vrasje me dashje të një personi të mbrojtur nga Konventat e Gjenevës, që është një krim lufte sipas nenit 8.2.a. të Statutit të Romës të GjPN-së.
“Do të jetë në dorën e prokurorisë së GjPN-së të përcaktojë natyrën e saktë të këtyre krimeve dhe, në fund të hetimit të tyre, të modifikojë ndoshta përcaktimet e tyre fillestare”, thonë ata.
Në ankesën e tyre, RPK-ja gjithashtu i bën thirrje prokurorit të hetojë të gjitha rastet e gazetarëve të vrarë që nga data 7 tetor deri më 31 tetor,