Një krizë e re shëndetësore u shpalos në Gazën e rrethuar me zbulimin e poliovirusit në ujërat e zeza, zbuloi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se "testet në mostrat e ujërave të zeza, të kryera në koordinim me UNICEF-in, konfirmuan praninë e poliovirusit".
Ministria shtoi se prania e virusit në ujërat e zeza, të cilat rrjedhin nëpër zona me persona të zhvendosur dhe zona të banuara për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës, "përfaqëson një krizë të re shëndetësore".
Autoritet shëndetësoree paralajmëruan se zbulimi i virusit në ujërat e zeza vë mijëra banorë në rrezik të kontraktimit të poliomielitit.
Sipas ministrisë, të enjten u gjetën përbërës të poliovirusit të tipit 2 në mostrat e ujërave të zeza nga Gaza.
Në një pronocim për Channel 12 nga ministria theksuan se rezultatet e mostrës përputheshin me ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Polio është një sëmundje virale shumë ngjitëse që sulmon sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë totale brenda disa orësh.