Kryediplomati turk Fidan diskuton zhvillimet në Gaza me homologun e Katarit/      Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, diskutoi për zhvillimet e fundit në Gaza.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet diplomatike, mësohet se në bisedën telefonike që Fidan ka zhvilluar me homologun e tij nga Katari u diskutua për zhvillimet e fundit në Gaza, situatën humanitare dhe iniciativat për sigurimin e armëpushimit.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke e lënë në prag të urisë popullsinë e enklavës, veçanërisht banorët në pjesën veriore.

Sulmet izraelite kanë çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

AA