Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, duke shprehur shqetësimin si anëtare e BE-së për mundësinë e një lufte më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme dhe vuajtjet në rritje të civilëve në Liban dhe Gaza dhe i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu për t'i dhënë fund luftës.
“Netanyahu, ndalo këtë luftë”, tha Fajon në një deklaratë për Anadolu Agency në Berlin, ku mori pjesë në takimin ministror të Procesit të Berlinit.
Fajon tha se administrata izraelite duhet të ndalojë sa më parë sulmet joproporcionale dhe të pakontrolluara në Liban dhe Gaza.
"Ajo që ne shohim në terren është më shumë se një milion të zhvendosur. Lidhur me sulmin tokësor (nga Izraeli në Liban), u bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen, të shmangin konfliktin, të mbrojnë civilët dhe të parandalojnë përhapjen e luftës", tha Fajon.
Shefja e diplomacisë sllovene deklaroi se vendi i saj po punon me partnerët për një armëpushim urgjent humanitar në Gaza.
"Ne kemi qenë gjithmonë në atë pozicion. Thamë se situata do të përkeqësohet, krahas shkeljes së ligjit ndërkombëtar në Gaza, vrasjeve të civilëve, fëmijëve dhe grave të pafajshme, gjithçka do të shumëfishohet dhe përkeqësohet", tha Fajon.
"Dhe kjo është ajo që ne jemi dëshmitarë sot. Kjo është arsyeja pse, si i gjithë Bashkimi Evropian, ne po dërgojmë një thirrje urgjente, veçanërisht ne Sllovenia. Ne kërkojmë që t'i jepet fund dhunës, mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha Fajon.
I pyetur për thirrjen drejtuar qeverisë izraelite, Fajon iu drejtua kryeministrit izraelit duke i thënë: “Netanyahu, ndaloje këtë luftë!”.