Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, nuk dha mbështetje ndaj thirrjeve për armëpushim në Gaza dhe u kërkoi atyre që bëjnë thirrje për armëpushim t‘i japin përgjigje pyetjes se si Izraeli mund të garantojë sigurinë e tij.
Baerbock i bëri këto vlerësime para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që mbahet në Bruksel.
“Unë i kuptoj plotësisht thirrjet për një armëpushim të bëra me ndjenjë dhe në një situatë të tmerrshme ku fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm jo vetëm po vuajnë tmerrësisht, por edhe po vdesin. Por, thirrje të tilla nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar që njerëzit të jenë nën garantimin e plotë të sigurisë dhe paqes. Por, ata që kërkojnë diçka duhet t‘u japin përgjigje edhe pyetjeve të tilla se si kërkesa për armëpushim mund të garantojë edhe sigurinë për Izraelin në këtë situatë të tmerrshme", tha Baerbock.
Baerbock vuri në dukje se ka nevojë edhe për ndërmjetës të besueshëm humanitarë. Ajo foli edhe për pengjet në duart e Hamasit.
“Çfarë do bëhet me ato pengje dhe kush do ta negociojë këtë situatë ku negociatat për të shpëtuar jetë njerëzish nuk kanë gjasa?”, deklaroi kryediplomatja gjermane.