Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak të martën zbuloi përbërjen e kabinetit të tij të ri qeveritar, ku shqetësimi i tij kryesor mbetet uniteti i partisë së tij gjithnjë e më të përçarë.
Krahas postit të kryeministrit, tre zyra të rëndësishme të shtetit në Britani janë kancelari, sekretari i Brendshëm dhe sekretari i Jashtëm.
Centristi Jeremy Hunt do të mbetet kancelar ndërsa James Cleverly, një aleat i ish-kryeministrit Boris Johnson, do të mbajë postin e sekretarit të Jashtëm pasi Sunak siç duket do të kërkojë ruajtjen e stabilitetit të qeverisë.
Suella Braverman do të rikthehet si sekretare e Brendshme, pasi dha dorëheqje vetëm disa ditë më parë për një shkelje të kodit ministror, megjithëse ajo ishte gjithnjë e më shumë në kundërshtim me ish-kryeministren Truss lidhur me qëndrimet e ndryshme për forcimin e kontrolleve të imigracionit.
Braverman është nga krahu i djathtë i partisë ndërsa riemërimi i saj i ka dhënë fraksionit përfaqësim në tryezën e kabinetit.
Dominic Raab, mbështetës i Sunak, do të rimarrë rolin e tij si sekretar drejtësie dhe zëvendëskryeministër, poste që ai mbajti në kohën e ish-kryeministrit Johnson.
Steve Barclay është sekretari i ri i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Therese Coffey, aleatja më e afërt dhe zëvendëskryeministrja e Liz Truss, paraardhësja e Sunak, e cila dha dorëheqje pas 49 ditësh në detyrë. Coffey tani është sekretare e Mjedisit.
Ben Wallace u riemërua si sekretar i Mbrojtjes dhe Gillian Keegan sekretare e Arsimit.
Penny Mordaunt do të mbetet lidere e Dhomës së Ulët. Ajo ishte dy herë kandidate për kreun e partisë, e cila u tërhoq nga gara në minutën e fundit të hënën pasi nuk arriti të sigurojë numrin për të kaluar pragun brenda partisë parlamentare.
Michael Gove, një figurë me ndikim në Partinë Konservatore, do të kthehet si sekretar i nivelit të lartë, i strehimit dhe komuniteteve dhe ministër për marrëdhëniet ndërqeveritare, pasi u shkarkua nga ky pozicion në ditët e fundit të Johnson-it si kryeministër.
Kemi Badenoch, një figurë në rritje në krahun e djathtë të partisë për shkak të qëndrimit të saj të ashpër ndaj "luftës kulturore" dhe qëndrimit të zbehtë ndaj krizës klimatike, do të mbetet sekretare e Tregtisë Ndërkombëtare.
Alister Jack dhe Chris Heaton-Harris u riemëruan si sekretarë të Skocisë, përkatësisht Irlandës së Veriut ndërsa David TC Davies u bë sekretar i Uellsit.
Nadhim Zahawi u emërua kryetar i ri i Partisë Konservatore.
26 Tet 2022
Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak emëron kabinetin qeveritar
Krahas postit të kryeministrit, tre zyra të rëndësishme të shtetit në Britani janë kancelari, sekretari i Brendshëm dhe sekretari i Jashtëm.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore