Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpërndau kabinetin e luftës që u formua më 11 tetor 2023 pasi Izraeli filloi një luftë në Rripin e Gazës, njoftuan të hënën media shtetërore izraelite.
Sipas transmetuesit publik KAN, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir ka bërë një kërkesë të fortë për t'u bashkuar me kabinetin.
Masa vjen pasi lideri i opozitës Benny Gantz dha dorëheqjen nga qeveria emergjente në fillim të këtij muaji pas mosmarrëveshjeve mbi një strategji të pasluftës për Rripin e Gazës.
Kabineti i luftës fillimisht përfshinte Netanyahun, Gantz, Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, Ron Dermer, Gadi Eisenkot dhe kreun e partisë Shas, Aryeh Deri.
TRT Balkan / agjencitë