Ku do të jenë megaqytetet e ardhshme në vitin 2050?      / Foto: AA

Deri në vitin 2050, 70 për qind e popullsisë së botës do të jetojë në qytete, nga 54 për qind në vitin 2020, sipas një raporti të ri nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

Kjo rritje po nxitet si nga rritja e popullsisë, ashtu edhe nga një zhvendosje e vazhdueshme drejt urbanizimit, veçanërisht në të ashtuquajturat 'megaqytetet' - metropolet që kanë një popullsi prej 10 milionë ose më shumë.

Aktualisht ka 33 megaqytete në mbarë botën. E para llogaritet Tokio (37.3 milionë banorë), Delhi (32.3 milionë), Shanghai (28.7 milionë), Dhaka (22.6 milionë), São Paulo (22.5 milionë) si dhe Kajro dhe Mexico City me nga (22.1 milionë) u bashkëngjiten shteteve më të populluara në botë.

Deri në vitin 2050, 14 qytete të tjera do t'u bashkohen radhëve të tyre, me një popullsi totale të rritur prej rreth 213 milionë njerëz.

Renditja e re sipas parashikimeve do të jetë kështu: Delhi me (49.6 milionë) do të marrë kryesimin në listë në vend të Tokios e cila pritet të shënojë rënie (32.6 milionë), pastaj do të vjen Dhaka (34.6 milionë), Kajro (32.6 milionë) dhe Mumbai (32.4 milionë).

Përveç rritjes së numrit të njerëzve që jetojnë në këto qytete, vendet ka të ngjarë të kenë rritje ekonomike. Sipas AXA-s, Manila në Filipine dhe Bangalore në Indi pritet të shohin afërsisht 150% rritje të PBB-së deri në fund të dekadës.

Afrika me 4 megaqytete të tjera

Afrika aktualisht ka tri megaqytete: Kajro në Egjipt, Kinshasa në Republikën Demokratike të Kongos dhe Lagos në Nigeri. Deri në vitin 2050, kontinenti do të ketë katër të tjera: Dar es Salaam në Tanzani (nga 7.5 milionë banorë në 16.4 milionë ), Nairobi në Kenia (nga 5.2 milionë në 10.4 milionë), Khartoum në Sudan (nga 6.2 milionë në 11.2 milionë) dhe Luanda në Angola (nga 9 milionë banorë në 14.6 milionë).

Afrika është gjithashtu i vetmi rajon botëror që pritet të ketë ende rritje të fortë të popullsisë deri në fund të shekullit, sipas Qendrës Kërkimore Pew, ndërsa ritmet e rritjes së të gjitha rajoneve të tjera do të fillojnë të bien.

Dobitë dhe rreziqet e shndërrimit në megaqytet?

Megaqytetet janë fuqi ekonomike që mund të ofrojnë mundësi, vende pune dhe shërbime të reja për miliona njerëz. Në të njëjtën kohë, kur menaxhohet keq, urbanizimi i shpejtë mund të sforcojë infrastrukturën e qytetit dhe objektet publike pasi burimet dikur të destinuara për shumë më pak njerëz shpërndahen papritmas shumë të holla.

TRT Balkan