Shënohet rënia e parë e numrit të njerëzve ultra të pasur në botë pas 4 viteve. Numri i njerëzve me pasuri ultra milionëshe në vitin 2022 ishte 395.070 në gjithë botën, një rënie prej 45,4 trilionë dollarë ose 5,4 përqind nga një vit më parë.
Renditja e milionerëve sipas kontinenteve
Raporti i fundit i Altrata World Ultra Wealth 2023 ka publikuar të dhëna sipas të cilave Amerika e Veriut vazhdon të mbetet kontinenti me numrin më të madh të njerëzve ultra të pasur, me 142.990 individë.
Në vendin e dytë pason Azia me 108.370 individë dhe Evropa në vendin e tretë me 100.850.
Katër kontinentet e tjera kanë një dallim të madh në krahasim me tri kontinentet e lartëpërmendura.
Në Lindjen e Mesme, sipas raportit në fjalë, ka 21.640 njerëz ultra të pasur, më pas vjen Amerika Latine dhe Karaibet me 11.560, Paqësori me 6.640 dhe e fundit Afrika me vetëm 3.020.
Shtetet me më së shumti ultra milionerë
Dhjetë vendet me numrin më të lartë të njerëzve ultra të pasur, të cilët secili ka një vlerë neto mbi 30 milionë dollarë, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara (129.665), Kina (47.190), Gjermania (19.590), Japonia (14.940), Mbretëria e Bashkuar (14.005), Kanadaja (13.320), Hong Kongu (12.615), Franca (11.980), Italia (8.930) dhe India (8.880).
Nga këto, India ishte i vetmi vend që regjistroi një rritje të popullsisë së saj ultra të pasur nga viti në vit (+3,2 përqind), ndërsa të gjithë të tjerët panë rënie.
Hong Kongu dhe Japonia panë ndryshimin më të madh negativ të përqindjes në popullsinë e tyre ultra të pasur, përkatësisht -23% dhe -21.9 përqind.