Në oborrin e spitalit të rehabilitimit dhe protetikës "Sheikh Hamed bin Khalifa Al Thani" në Gaza, ku Izraeli pretendonte se ndodhet një tunel që i përket Hamasit, në fakt ka një pus uji që përdoret për grumbullimin e ujit të shiut.
Pas tërheqjes së forcave izraelite u filua spitali dhe rrethinat e tij, të vendosur në veriperëndim të qytetit të Gazës, i cili ishte objektiv i sulmeve intensive.
Videoja zbuloi se ajo që Izraeli pretendonte se ishte një tunel që i përkiste Hamasit ishte në fakt një pus dhe përdorej për të mbledhur ujërat e shiut.
Shkalla e shkatërrimit në godinën e spitalit dhe në zonë shihet gjithashtu.
Në një deklaratë më 5 nëntor të vitit të kaluar, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari pretendoi se ushtarët izraelitë kishin gjetur një tunel që i përkiste Hamasit në oborrin e spitalit.
Më 6 nëntor, Katari mohoi pretendimin se kishte tunele të Hamasit nën spital.
Komiteti i Katarit për Rindërtimin e Rripit të Gazës, i lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, e themeloi spitalin në vitin 2019 me një donacion financiar prej 407 milionë dollarësh.
Ushtria izraelite u tërhoq të enjten nga rajonet në veriperëndim të qytetit të Gazës dhe në veri të Rripit të Gazës për herë të parë që nga fillimi i operacionit tokësor.
Më 27 tetor 2023, ushtria izraelite nisi një operacion tokësor që përfshin sulme në shumë rajone në Rripin e Gazës.