Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka kërkuar të fillojë “puna e vërtetë” për krijimin e shtetit palestinez.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, pas një takimi me homologun e tij nigerian, Yusuf Tuggar, ministri Llavrov tha se ata diskutuan situatën e vështirë në Lindjen e Mesme, duke u fokusuar në tragjedinë që po shtrihet në Rripin e Gazës.
“Ne qëndrojmë për konsolidimin e përpjekjeve ndërkombëtare për një armëpushim të hershëm dhe krijimin e kushteve të nevojshme për ofrimin e ndihmës humanitare për të gjithë ata që kanë nevojë, si dhe për fillimin e punës reale dhe jo për t’u dukur për krijimin e një shteti palestinez në linjë me vendimet e marra nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, tha Llavrov.
Sulmet izraelite në enklavën palestineze, të nisura pas inkursionit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, kanë vrarë mbi 30 mijë palestinezë dhe kanë shkaktuar uri.
Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, herë pas here ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj shtetit të pavarur palestinez.