Libani do të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me shpërthimet që ndodhën në pajisjet radiomarrëse dhe "pejxherët" të martën dhe të mërkurën.
Pas sulmeve në fjalë Libani vendosi të kalojë në veprim në nivel të OKB-së.
Sipas një deklarate të bërë nga ministria e Jashtme libaneze, ministri Abdallah Bou Habib ka dhënë udhëzim që "Përfaqësia e Përhershme e Libanit në OKB të ankohet në KS-OKB lidhur me sulmin kibernetik terrorist në cilësinë e krimit të luftës që Izraeli ka kryer kundër popullit të Libanit".
Shpërthimi i pajisjeve "pejxherë" dhe radiomarrësve Më 17 shtator në Liban ndodhën shpërthime të njëkohshme në pajisjet "pejxherë" të përdorur nga elementët e Hezbollahut. Në shpërthime humbën jetën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, ndërsa u plagosën 2.323 të tjerë.
Si pasojë e shpërthimit më 18 shtator të shumë pajisjeve të komunikimit në vend humbën jetën 25 persona, ndërsa mbi 608 të tjerë u plagosën.
Zyrtarët libanezë e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për incidentin ndërsa Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë çështje.
Tensionet janë rritur ditët e fundit në përleshjet që kanë vazhduar në kufirin Izrael-Liban që nga 8 tetori 2023.