Libia rihap pikën kufitare Ras Ajdir me Tunizinë        / Foto: AA

Qeveria e Libisë me bazë në Tripoli ka rihapur pikën kufitare Ras Ajdir me Tunizinë pas një mbyllje tre mujore, raporton Anadolu.

Ministri libian i Punëve të Brendshme, Emad Trabulsi, tha se forcat dhe trupat e ushtrisë bashkëpunojnë për “të siguruar plotësisht vendkalimin”.

“Tani po sigurojmë kufirin libian nga Al-Assa në Wazen. Përmes këtij rajoni, ekonomia libiane po thahej përmes kontrabandës. Sot, me ndihmën e ushtrisë libiane, kjo zonë kufitare është plotësisht e kontrolluar dhe e siguruar”, tha Trabulsi gjatë një konference për media me homologun e tij tunizian, Khaled Nouri.

Trabulsi tha se ministria e tij do të kërkojë të sigurojë dhe rihapë kalimin al-Dabdab me Algjerinë.

Më 12 qershor, qeveria me bazë në Tripoli nënshkroi një marrëveshje sigurie me Tunizinë për të rihapur kalimin Ras Ajdir.

Kalimi u mbyll më 19 mars pas përleshjeve midis forcave të qeverisë libiane dhe personave të armatosur.

TRT Balkan / agjencitë