Llavrov dhe homologu iranian diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme / Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Llavrov dhe ministri i jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian diskutuan mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Llavrov dhe Abdollahian zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedën ku u diskutuan marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe transportit, u konsultua edhe procesi i përgatitjes për një marrëveshje të re mes dy shteteve.

Ndër të tjerash, në bisedën ku u trajtua edhe situata në Lindjen e Mesme, dy ministrat "dënuan ashpër sulmet intensive të një grupi nën udhëheqjen e ShBA-së dhe Britanisë kundrejt Jemenit, ndërsa theksuan se duhet të sigurohet urgjentisht armëpushimi në Rripin e Gazës dhe ndihma humanitare për civilët".

Llavrov dhe Abdollahian diskutuan çështje që lidhen me koordinimin për ndërveprim në nivele të ndryshme si dhe konfirmuan angazhimin ndaj parimeve bazë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit duke përfshirë respektimin e parimeve të Kombeve të Bashkuara të tilla si sovraniteti dhe integriteti territorial.

AA