Kryediplomati rus Sergei Llavrov tha të mërkurën se Moska nuk mund t'i njohë si të pranueshme metodat e Izraelit kundër grupit palestinez Hamas, tha të mërkurën kryediplomati rus Sergei Llavrov.
“Që nga fillimi, ne dënuam me forcë... sulmin terrorist të 7 tetorit nga Hamasi ndaj civilëve izraelitë... dhe kërkuam urgjentisht nevojën për të shtypur aktivitete të tilla terroriste. Por, në të njëjtën kohë, ne nuk mund t'i njohim si të pranueshme ato metoda që (Izraeli) filloi të përdorë kundër Hamasit, nga të cilat më së shumti pësuan civilët", tha Llavrov në Këshillin e Federatës së Rusisë.
Duke thënë se Izraeli pa dyshim beson se ka të drejtë të shkatërrojë Hamasin në çfarëdo mënyre, Llavrov theksoi se rezultatin e një mendimi të tillë e shohin përmes numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kur filloi ofensiva izraelite, pas sulmit nga Hamasi.
“Lagjet janë rrafshuar me tokë, më shumë se 18.000 civilë kanë vdekur tashmë, ky numër po rritet çdo ditë, dy të tretat janë gra dhe fëmijë. Situata është e tmerrshme”, tha Llavrov.