Mijëra fëmijë që kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Gaza u përkujtuan me një aktivitet në Londër përballë rrugës ku ndodhet Zyra e Kryeministrit, Numër 10, ndërsa të pranishëm kishte edhe fëmijë.
Lodra, lule dhe këpucë fëmijësh u vendosën nën një pemë për të tërhequr vëmendjen për fëmijët e vrarë në sulmet izraelite. Pjesëmarrësit në ngjarje protestuan gjithashtu kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.
Demonstruesit kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza me flamuj palestinezë në duar dhe thërrisnin slogane si “Turpërohu, Netanyahu!”, “Izraeli është shtet terrorist” dhe “Palestina e lirë”.
Izraeli vijon bombardimet dhe ofensivën tokësore në Gaza në hakmarrje ndaj sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas dy muaj më parë, ndërsa numri i të vdekurve palestinezë ka shkuar në mbi 18.608 persona.