Lufta në Ukrainë, rekord eksportesh gjermane të armëve në vitin 2024 / Photo: AA

Eksportet gjermane të armëve arritën një rekord të lartë në vitin 2024, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë, treguan shifrat zyrtare.

Qeveria gjermane miratoi eksportet e armëve të luftës dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 13,33 miliardë euro, nga të cilat 8,15 miliardë euro shkuan në Ukrainë, e cila është në luftë me Rusinë që nga viti 2022, tha Ministria e Ekonomisë në përgjigje të një pyetjeje nga Sevim Dagdelen, ligjvënëse e partisë së majtë-populiste BSW.

Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i Ukrainës me armë pas ShBA-së.

Përveç Ukrainës, Singapori ka marrë armë me vlerë 1,21 miliard euro, Algjeria 558,7 milionë euro dhe ShBA-ja 319,9 milionë euro.

Gjermania gjithashtu dha dritën jeshile për eksportet e armëve drejt Izraelit me vlerë më shumë se 160 milionë euro gjatë vitit, pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare në rritje për ato që grupet e të drejtave të njeriut, i etiketojnë si veprime gjenocidale në Rripin e Gazës.

AA