Numri i personave që dhanë dorëheqje nga qeveria britanike arriti në 54, teksa rritet presioni për dorëheqje ndaj kryeministrit britanik Boris Johnson
Ministri britanik për Irlandën e Veriut, Brandon Lewis njoftoi se ka vendosur të japë dorëheqjen, duke deklaruar se qeverisja e mirë dhe e përgjegjshme bazohet në "ndershmërinë, integritetin dhe respektin reciprok".
Pas Lewis, dorëheqjen e ka bërë të ditur edhe Michelle Donelan, e cila dy ditë më parë u emërua ministre e Arsimit.
Dorëheqje të njëpasnjëshme
Në Angli, Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid dhe Ministri i Financave Rishi Sunak njoftuan se dhanë dorëheqjen radhazi më 5 korrik.
Javid deklaroi se ai nuk mund të vazhdonte më me ndërgjegje detyrën e tij dhe dha dorëheqjen sepse nuk i besonte Johnson.
Menjëherë pas vendimit të ministrit të Shëndetësisë për dorëheqje, ministri i Financave Sunak njoftoi dorëheqjen.
Vendimi i dy ministrave për të dhënë dorëheqjen erdhi pasi Johnson tha se ishte "thellësisht i penduar" për postin që i kishte dhënë, pavarësisht se ishte në dijeni të akuzave për ngacmime kundër ligjvënësve të Partisë Konservatore dhe liderit të grupit të partisë, Chris Pincher.
Zyra e Kryeministrit, deklaroi më parë se Johnson nuk ishte në dijeni të akuzave për ngacmim ndaj Pincher. Megjithatë, më vonë u zbulua se Johnson u informua për ankesat për Pincher gjatë mandatit të tij si sekretar i shtetit në 2019.
Pak para se ministrat të jepnin dorëheqjen, Johnson i kërkoi falje Pincher-it për detyrën e tij dhe shprehu keqardhje të madhe.
Në pikëpyetje e ardhmja e kryeministrit Johnson
Johnson ishte nën kritika dhe presion për të dhënë dorëheqje për shkak të mbajtjes së festave që shkelën rregullat e karantinës gjatë pandemisë së COVID-19 në Zyrën e Kryeministrit.
Johnson, i cili gjithashtu u gjobit për njërën nga këto festa, u akuzua për gënjeshtra në parlament nga disa deputetë të partisë së tij dhe nga opozita.
Brenda Partisë Konservatore, më 6 qershor u mbajt votëbesimi, por Johnson arriti të mbijetojë me votim 211 pro deh 148 kundër.
Megjithëse, Johnson fitoi votën e besimit brenda partisë, u komentua se e ardhmja politike e tij ishte në rrezik.
7 Kor 2022
Mbi 50 dorëheqje në Qeverinë e Britanisë së Madhe
Drejtues të ndryshëm të ministrive kanë dhënë dorëheqje ditëve të fundit duke theksuar se qeverisja e mirë dhe e përgjegjshme bazohet në "ndershmërinë, integritetin dhe respektin reciprok"
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.