Rreth 807.000 njerëz ende jetojnë në provincat veriore të Gazës, pavarësisht sulmeve intensive tokësore dhe ajrore nga Izraeli dhe thirrjeve të vazhdueshme që civilët të shkojnë në jug.
Nëpërmjet një komunikate Instituti Qendror i Statistikave të Palestinës njoftoi se rreth 400.000 njerëz u larguan në provincat në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.
Vlerësohet se më shumë se 800.000 palestinezë jetojnë ende në qytetin e Gazës dhe provincat veriore, ku 1,2 milion njerëz jetonin para 7 tetorit.
Në komunikatë thuhet se kjo shifër tregon se rreth dy të tretat e popullsisë ende jetojnë në provincat veriore dhe vetëm një e treta ka ikur në jug të Rripit të Gazës.
Mes të tjerash, ata thonë se palestinezët në këto provinca janë të përqendruar më së shumti në qytetet Ummu Nasr, Beit Lahia, Beit Hanoun, kampet e refugjatëve të Jabalia dhe Ash-Shati, qytetet e Gazës, Az-Zahra, Al-Migraga dhe Juhr ed-Dik.
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje njerëzve në veri të Rripit të Gazës të shkojnë në jug shumë herë më parë.