Mediat izraelite: Haniye u vra me bombë të vendosur në dhomën e tij në Teheran             / Foto: AA

Një transmetues privat izraelit, në një raport investigativ zbuloi informacione të reja në lidhje me vrasjen e ish-kreut të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pas heqjes së censurës nga qeveria për këtë rast, duke pretenduar se një bombë ishte vendosur në dhomën e tij në Teheran.

Haniyeh u vra brenda rezistencës së tij gjatë një vizite në kryeqytetin iranian Teheran më 31 korrik.

Transmetuesi izraelit ‘Channel 12’ tha se vrasja u krye me një “bombë precize” të vendosur brenda dhomës së Haniyeh-it dhe e cila kontrollohej nga distanca.

Raporti tha se pajisja u vendos pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkuan.

Sipas hetimit të transmetuesit izraelit, përgatitjet për operacionin përfshinin mbikëqyrje të përpiktë të lëvizjeve të Haniyeh-it për t'u siguruar që ai të qëndronte në një dhomë specifike në shumë raste.

Operacioni u përball me një sfidë të madhe kur ajri i kondicionuar në dhomën e Haniyeh-it nuk funksionoi, duke rritur mundësinë që ai të zhvendosej në një vend tjetër. Megjithatë, raporti pretendon se një ekip i mirëmbajtjes e zgjidhi çështjen, duke mundësuar që plani të vazhdojë.

‘Channel 12’ raportoi se planifikimi i operacionit zgjati muaj, me burime të paidentifikuara që e përshkruan misionin si "një nga operacionet më komplekse dhe më të ndjeshme" dhe pretendonin se Haniyeh po luante një rol kyç në planifikimin e sulmeve ndaj Izraelit.

Më 23 dhjetor, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, pranoi përgjegjësinë e Izraelit për vrasjen e Haniyeh-it. Pranimi i vrasjes nga Katz, sipas mediave izraelite, shënoi pranimin e parë publik të operacionit nga një zyrtar i lartë izraelit.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi, Izraeli ka vazhduar një luftë gjenocidale në Gaza që ka vrarë të paktën 45.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Muajin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahy dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në Gaza po përballet edhe me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

TRT Balkan / agjencitë