Myslimanët që ndodhen në Vendet e Shenjta për të kryer haxhin bënë gurëzimin simbolik të djallit, ritual që kryhet në periferi të qytetit të Mekës në Arabinë Saudite.
Ritualet e Minës përkujtojnë gurëzimin e Satanit nga Profeti Ibrahim, i cili thuhet se është shfaqur tri herë për të tunduar profetin.
Haxhinjtë hedhin guralecë të vegjël në tri shtyllat për tri ditë, duke filluar nga e hëna.
Sipas ritualeve islame, çdo haxhi do të hedhë shtatë guralecë në secilën nga tri ditët.
Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA tha se "shtigje të shumta u përcaktuan nëpër katet e ndryshme të objektit Jamarat për të siguruar një rrjedhë të qetë të haxhinjve dhe për të menaxhuar turmën".
Sezoni i haxhit filloi të premten. Të shtunën, haxhinjtë qëndruan në Arafat, që paraqet shtyllën kryesore të haxhit, e më pas kaluan natën në Muzdelife, ndërsa ritualet vazhdojnë për gjashtë ditë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë myslimanët kërkohet të kryejnë ritualin e haxhit të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht.