Meloni kërkoi armëpushim në Gaza gjatë takimin me presidentin izraelit / Foto: Reuters

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me presidentin izraelit Isaac Herzog në Romë të enjten, duke theksuar rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe lirimin e të gjithë të burgosurve.

Meloni theksoi angazhimin e Italisë për depërshkallëzimin në rajon, duke kujtuar rolin e luajtur nga kontingjenti italian në kufirin me Libanin nëpërmjet Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) dhe përsëriti shqetësimin e fortë për situatën humanitare në Rripin e Gazës.

Meloni u zotua se Italia do të vazhdojë të punojë për një "zgjidhje me dy shtete" në Lindjen e Mesme, duke mbështetur ndërmjetësimin e ShBA-së dhe duke ofruar ndihmë për popullsinë civile palestineze.

Gjatë takimit mes Melonit dhe Herzogut, dhjetëra demonstrues propalestinezë u mblodhën para Pallatit Chigi dhe bënë thirrje për ndalimin e furnizimit me armë për Izraelin.

Gjatë vizitës së tij në Romë, Herzog u takua edhe me presidentin italian Sergio Mattarello në Pallatin Quirinale.

AA