Nën hijen e sulmeve të vazhdueshme, brutale izraelite, palestinezët në Rripin e bllokuar të Gazës po përgatiten të emocionuar për ardhjen e muajit të Ramazanit.
Ramazani është një muaj i zgjedhur në kalendarin islam dhe përgatitjet tradicionale për ritualet e Ramazanit kanë filluar gjithashtu në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës që është shtëpia e rreth 1,5 milion palestinezëve të cilët janë zhvendosur që nga fillimi i sulmeve izraelite në 7 tetor të vitit të kaluar.
Në rrugë shiten fenerët e Ramazanit, një nga simbolet e rëndësishme palestineze të muajit të Ramazanit.
Përgatitjet për Ramazan përfshijnë shfaqje në rrugë të vallëzimit me zjarr, gjë që tërheq veçanërisht vëmendjen e fëmijëve.
TRT Balkan / agjencitë