Ministri izraelit bën thirrje për atentat ndaj Hamasit dhe Gazës / Photo: AA

Në një thirrje të bërë drejt agjencisë së inteligjencës së jashtme izraelite Mossad, Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka kërkuar që të kryehet atentat ndaj liderëve të Hamasit dhe një shkatërrim të plotë të Rripin e Gazës.

Smotrich, nëpërmjet një deklarate të publikuar në llogarinë e tij X, menjëherë pas takimit të Këshillit të Luftës në të cilin me iniciativë të ushtrisë izraelite, Mossadit dhe agjencisë së sigurisë së brendshme Shin Bet (Shabak) u diskutuan linjat kryesore për një marrëveshje të re me Hamasin për shkëmbimin e pengjeve dhe operacioni i mundshëm ushtarak në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

"Mossad në vend që të angazhohet në negociata që dëmtojnë sigurinë e Izraelit ka ardhur koha që të rikthehet në atë për të cilën është trajnuar të kryejë, për të eliminuar liderët e Hamasit në të gjithë botën", u shpreh Smotrich.

Duke refuzuar çdo lloj negociate për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, Smotrich dha deklaratën e fortë që "Pas kësaj me Hamasin duhet të flasim vetëm me raketa dhe bomba".

Megjithatë, thirrjet e Ministri izraelit nuk mbetën me kaq, ai e drejtoi thirrjen ede për qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, që sipas tij "duhet të pushtohet në mënyrën më të shpejtë dhe në mënyrën e fuqishme të mundshme dhe se pushtimi duhet të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë".

Për Smotrich kjo është zgjidhja e vetme e nevojshme për sigurinë e Izraelit dhe për rikthimin e pengjeve.

Ndërkohë, sipas kanalit izraelit "Channel 13", thuhet se kërkon që Hamasi të lirojë mbi 20 pengje izraelite, por kërkesa ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Kanali izraelit, i cili njoftoi se Egjipti ka bërë presion për marrëveshjen dhe se një delegacion nga Kajro do të vijë sot në Izrael për të diskutuar detajet, pretendoi se marrëveshja përfshin një armëpushim disa javor dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, përfshirë korridorin "Netzarim" i cili ndan pjesën veriore të Gazës nga ajo jugore.

Bisedimet ende nuk kanë përfunduar për shkak se qeveria e Tel Avivit ka refuzuar kërkesat e Hamasit për përfundimin e sulmeve izraelite, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës dhe rikthimin e palestinezëve në veri të Rripit të Gazës.

AA