Miliarderi amerikan Elon Musk vizitoi së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu qytezën Kfar Aza.
Zyra e kryeministrit izraelit deklaroi se Netanyahu dhe Musk kanë vizituar qytezën Kfar Aza, e cila ndodhet në kufi me Rripin e Gazës.
Në kuadër të vizitës, zyrtarët izraelitë e informuan Muskun për atë që ndodhi në qytezë, që ishte skenë e operacionit ndërkufitar të 7 tetorit nga pjesëtarët e Brigadave al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.
Miliarderi amerikan Musk udhëtoi në Izrael për t'u takuar me presidentin Isaac Herzog dhe Netanyahun.
Ministri izraelit i Komunikimit Shlomo Karhi njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë rënë dakord në parim që Starlink, sistemi i internetit satelitor në pronësi të Elon Muskut, të mos ofrojë internet satelitor në Rripin e Gazës të bllokuar pa miratimin e Tel Avivit.