Një përsëritje e historisë pritet të ndodhë pasi me anë të disa fletushkave të shpërndara mbi automjetet e fermerëve palestinezë në periferi të fshatit Deir Istiya pranë provincës Salfit në Bregun Perëndimor verior, kolonët izraelitë kërkuan që fermerët të braktisnin banesat dhe fshatrat e tyre për tu zhvendosur në Jordani.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, nëse vendasit nuk e përmbushin kërkesën, forcat izraelite do t'i dëbojnë ato nëpërmjet sulmeve të dhunshme.
Nisur nga ky paralajmërim, kryetari i fshatit, Firas Diyab, tha se kërcënimet janë të dukshme qartë për të gjithë, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë.
"Nakba ose katastrofa" është ngjarja me të cilën rreth 800.000 palestinezë u dëbuan me forcë nga shtëpitë dhe tokat e tyre në vitin 1948 pas themelimit të Izraelit.
Sulmet kanë qenë të pandërprera në gjithë Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i parë më 7 tetor midis grupeve palestineze dhe izraelite në Gaza.
Rikujtojmë se gati 8.500 njerëz janë vrarë nga ky konflikt, duke përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.