NATO-ja bën thirrje për zhvillimin e një hetimi lidhur me rrëzimin e avionit të pasagjerëve pranë qytetit Aktau në Kazakistan.
Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, në një postim nga llogaria e saj në X shprehu ngushëllime për të afërmit e atyre që humbën jetën në avionin e rrëzuar.
"U urojmë shërim të shpejtë të lënduarve në aksident dhe bëjmë thirrje për zhvillimin e një hetimi të plotë", deklaroi Dakhlallah.
- Rrëzimi i avionit në Kazakistan
Avioni i tipit "Embraer 190" i "Azerbaijan Airlines" (AZAL), i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny, u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau, në Kazakistan.
AZAL kishte bërë të ditur se në avion ndodheshin gjithsej 67 persona, 5 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit dhe 62 pasagjerë.
Zëvendëskryeministri i Kazakistanit, Kanat Bozumbayev, tha se 38 persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa 29 kanë mbijetuar.
Në Azerbajxhan u shpall ditë zie kombëtare për ata që humbën jetën në rrëzimin e avionit.