NATO-ja sot filloi stërvitjet e saj bërthamore të planifikuara prej kohësh në Evropën veriperëndimore ndërsa tensionet janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë dhe kërcënimit të presidentit rus, Vladimir Putin, se do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur territoret ruse.
Katërmbëdhjetë nga 30 vendet anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në stërvitje, për të cilat aleanca ushtarake tha se do të përfshinte rreth 60 avionë, përfshirë avionët luftarakë, avionët e vëzhgimit dhe avionët për mbushje me karburant.
Pjesa më e madhe e manovrave të luftës do të mbahen të paktën 1.000 kilometra nga kufijtë e Rusisë.
Gjithashtu, pjesë e manovrave të quajtura “Steadfast Noon” do të jenë edhe bombarduesit amerikanë me rreze të gjatë B-52, e cila do të zgjasë deri më 30 tetor.
NATO-ja nuk ka lejuar praninë e mediave.
NATO-ja njoftoi se fluturimet stërvitore do të kryhen mbi Belgjikë, e cila është nikoqire e stërvitjes së këtij viti të “Steadfast Noon” si dhe mbi Detin e Veriut dhe Britaninë e Madhe.
Stërvitjet përfshijnë avionë luftarakë të aftë për të mbajtur koka bërthamore, por nuk përfshijnë asnjë bombë të vërtetë.
Stërvitjet ishin planifikuar përpara se Putini të urdhëronte futjen e trupave ruse në Ukrainë në shkurt.
Rusia zakonisht zhvillon manovrat e veta vjetore në të njëjtën kohë ndërsa NATO pret që forcat ruse të fillojnë stërvitjet e tyre bërthamore gjatë këtij muaji.
17 Tet 2022
NATO-ja fillon stërvitjet bërthamore mes tensioneve të luftës Rusi-Ukrainë
Katërmbëdhjetë nga 30 vendet anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në stërvitje, për të cilat aleanca ushtarake tha se do të përfshinte rreth 60 avionë, përfshirë avionët luftarakë, avionët e vëzhgimit dhe avionët për mbushje me karburant.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.