NATO-ja: Hungaria nuk do të marrë pjesë në ndihmën për Ukrainën / Photo: AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas një takimi me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest deklaroi se Hungaria nuk do të jetë e gatshme në përpjekjet për ndihmë dhe stërvitje të sigurisë për Ukrainën.

"Kryeministri Viktor Orban e ka bërë të qartë se Hungaria nuk do të marrë pjesë në përpjekjet e NATO-s dhe unë e pranoj këtë qëndrim.” tha Stoltenberg.

Megjithatë, kreu i NATO-s shtoi se Orban, përpos vendimit për të qenë mospjesmarrës në ndihma, Hungaria nuk do t'i kundërshtojë këto përpjekje dhe do të vazhdojë të përmbushë të gjitha angazhimet e saj në NATO.

Orban nga ana e tij tha se pozicioni i Hungarisë është i ndryshëm nga vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe votuesit e saj e përforcuan qeverinë që të mos përfshihej në asnjë operacion që lidhet me luftën Rusi-Ukrainë.

"Le të gëzohemi që ky diskutim sot përfundoi me një marrëveshje. Hungaria nuk do të sigurojë as fonde apo personel për këtë luftë dhe as territori i Hungarisë nuk do të përdoret për ndonjë përfshirje në këtë luftë", deklaroi Orban.

AA