Konferenca që do të zhvillohet në Paris, ka mbledhur zyrtarë nga vendet perëndimore dhe arabe, Kombet e Bashkuara si dhe organizatat joqeveritare për të diskutuar mbi mënyrën e ofrimit të ndihmës për civilët në Gaza.
Presidenti francez Emmanuel Macron, në thirrjen e tij për një "pauzë humanitare" në luftë, ka shprehur se konferenca e së enjtes do të trajtojë nevojat themelore si ushqimin, ujin, furnizimet shëndetësore, energjinë elektrike dhe karburantin.
I pranishëm gjatë kësaj konference pritet të jetë edhe kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh. Ndërsa autoritetet izraelite nuk do të marrin pjesë në konferencë.
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, zyrtari më i lartë i ndihmës i OKB-së dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq pritet të japin detaje rreth nevojave urgjente në Gaza.