Në 10 ditët e fundit vriten 843 palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza. / Photo: AA

Në dhjetë ditët e fundit nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 843 palestinezë.

“Të paktën 32.333 palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023”, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se 74.694 palestinezë u plagosën në sulmet.

“Të paktën 107 palestinezë janë vrarë dhe 176 janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit”, thuhet në deklaratë.

Izraeli nisi një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim që lidhet me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

TRT Balkan / agjencitë