49 palestinezë të tjerë u vranë në 24 orët e fundit në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Të dhënat e fundit për sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 284 ditëve të fundit janë publikuar në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Vetëm në 24 orët e fundit, 49 palestinezë të tjerë u vranë dhe 69 u plagosën.
Njoftohet gjithashtu se shumë persona janë ende nën rrënoja, si dhe që ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk arrijnë deri tek ta.
Deklarata shton se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 38.713, ndërsa numri i të plagosurve në 89.166.
Në shkelje të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza, që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.
Izraeli është akuzuar për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të sulmohej më 6 maj.