Në Kanarie të Spanjës në javën e parë të 2025 arritën mbi 1000 migrantë

Në Kanarie të Spanjës në javën e parë të 2025 arritën mbi 1000 migrantë

Kanarie është destinacioni më i përdorur për migrimin e parregullt nga deti nga Afrika e Veriut drejt Spanjës.
Në Kanarie të Spanjës në javën e parë të 2025 arritën mbi 1000 migrantë / Photo: AA

Numri i migrantëve të parregullt që mbërritën në Ishujt Kanarie në Spanjën jugperëndimore në javën e parë të 2025 ka shkuar në mbi 1000.

Fluksi i migrantëve ka vijuar edhe në 7 ditët e para të vitit të ri drejt Ishujve Kanarie, i cili është destinacioni më i përdorur për migrimin e parregullt nga deti nga Afrika e Veriut drejt Spanjës.

Në deklaratat e bëra për media nga pushteti vendor i Ishujve Kanarie dhe Roja Bregdetare thuhet se vetëm në 24 orët e fundit në rajon kanë ardhur 359 migrantë të parregullt me 4 varka, ndërsa numri i tyre në javën e parë të vitit ka tejkaluar shifrën 1000.

Autoritetet thanë se nga 359 migrantë të parregullt, të cilët ishin grupi i fundit që mbërritën në ishujt Lanzarote dhe El Hierro, 53 ishin gra dhe 24 fëmijë.

Raportohet se katër varkat në fjalë u larguan nga brigjet e Mauritanisë dhe se migrantët e parregullt janë shtetas të Malit, Senegalit, Mauritanisë, Gambisë, Burkina Fasos dhe Guinesë.

Ndërkohë u bë e ditur se një emigrante në njërën prej varkave lindi gjatë udhëtimit, ndërsa nëna dhe foshnja, të cilët u transportuan në spital me helikopter, ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy nga migrantët e parregullt që erdhën në Ishujt Kanarie në dy ditët e para të vitit vdiqën gjatë udhëtimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme spanjolle , 46.843 migrantë të parregullt, që përbëjnë 73,2 për qind të numrit total të migrantëve të parregullt që kanë hyrë në vend në vitin 2024, kanë ardhur nga Ishujt Kanarie.

TRT Balkan / agjencitë