Në prag të pauzës humanitare, Izraeli bombardoi Spitalin Indonezian në Gaza      /Foto: AA

Izraeli ka shënjestruar gjeneratorët e energjisë të Spitalit Indonezian në veri të Rripit të Gazës sonte, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.

“Spitali iu nënshtrua bombardimeve të rënda që synuan gjeneratorët e energjisë dhe pjesë të mëdha ndërtesash”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë të shkurtër.

“Jetët e 200 pacientëve dhe personelit mjekësor janë në rrezik në mes të sulmit”, paralajmëroi ai.

Sulmi erdhi disa orë përpara se të fillojë një pauzë humanitare midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT) të premten.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.854 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve të enklavës.

AA