Në sulmet ajrore izraelite vriten 34 palestinezë, përfshirë 9 fëmijë / Photo: AA

Të paktën 34 palestinezë, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite në disa zona të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, tha një zyrtar të enjten.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal dha informacione mbi sulmet e vazhdueshme izraelite.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 41.272 palestinezë, duke përfshirë 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 95.551 njerëz janë plagosur.

Në njoftimin e Mbrojtjes Civile në Gaza përsëritet qëndrimi se më shumë të vdekur ende janë nën rrënoja dhe në rrugë, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek trupat për shkak të pengimit të forcave izraelite.

TRT Balkan / agjencitë