Në sulmet e Izraelit gjatë natës vriten 14 palestinezë në Gaza.   /Foto: AA

Të paktën 14 palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore që Izraeli kreu ndaj pjesëve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se avionët izraelitë gjatë natës kryen sulme ajrore ndaj rajonit Deir Al-Balah në pjesën qendrore dhe në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmet ajrore në Rafah dhe Deir Al-Balah u shënjestruan vendbanimet civile, thuhet në lajmin ku bëhet e ditur se 12 civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit të dy shtëpive nga avionët luftarakë izraelitë në qytetin Rafah.

Dy persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj rajonit Deir Al-Balah.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë të paktën 12 mijë fëmijë, 8.190 gra, ose gjithsej 27.708 palestinezë të vrarë, respektivisht janë plagosur 67.147 të tjerë.

Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilat është strehuar popullata.

AA