Një tjetër gazetar është vrarë në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite vazhdon sulmet brutale duke filluar nga 7 tetori i vitit 2023.. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionë luftarakë izraelitë vendosën në objektiv shtëpinë e gazetarit Isam Al-Lulu në rajonin Al-Zawaida në pjesën qendrore të Gazës.
Në sulm humbën jetën gazetari Lulu, bashkëshortja, djali, nusja dhe nipi i tij.
Deri më tani numri i gazetarëve të vrarë në Gaza është rritur në 121 gazetarë. Shënjestrimi i punonjësve të mediave nga forcat izraelite vazhdon pavarësisht reagimeve të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve.
TRT Balkan / agjencitë