Në sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie në lagjen Al-Zeitoun, në lindje të qytetit të Gazës, humbën jetën shtatë palestinezë të së njëjtës familje, mes tyre edhe fëmijë si dhe u plagosën disa persona të tjerë.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se avionët izraelitë vendosën në shënjestër ndërtesën e banesës që i përket familjes Al-Lawh, pranë shkollës Al-Falah në zonën Askule të lagjes Zeitoun.
Si pasojë e sulmit mbetën të vrarë Naim Muhammed al-Levh, gruaja e tij Suzan al-Levh dhe fëmijët e tyre Ali, Muhammed, Kerem, Sema dhe Meys, ndërsa disa persona u plagosën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën të vrarët dhe të plagosurit nga rrënojat dhe i dërguan në spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza.
TRT Balkan / agjencitë