Negociata të reja për një "armëpushim afatgjatë" në Gaza.    /Foto: AA

Në Katar u zhvilluan negociata për të nënshkruar një marrëveshje të re "armëpushimi afatgjatë", në të cilën Tel Avivi do të lironte të burgosurit palestinezë "të dënuar" për vrasjen e izraelitëve në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve në Rripin i Gazës, duke përfshirë dhe ushtarët izraelitë.

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani, drejtor i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Izraelit, (Mossad), David Barnea, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA (CIA) William J. Burns dhe drejtori i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamil, u takuan në Doha dhe diskutuan një armëpushim dhe një shkëmbim të të burgosurve në Gaza.

Ndër temat e diskutuara në tryezën e bisedimeve ishin një marrëveshje e re "armëpushimi më e gjatë" dhe lirimi nga Tel Aviv i të burgosurve palestinezë, përfshirë ata të "dënuar" për vrasjen e izraelitëve, në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve, përfshirë civilët dhe ushtarët izraelitë.

KAN raportoi se shefi i Mossad-it Barne informoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu mbi detajet e bisedimeve në Doha.

Në lajme u tha se Hamasi kishte miratuar konturat e përgjithshme të një marrëveshjeje të re që po përpiqej të arrinte dhe donte një "armëpushim të plotë", por Izraeli tashmë e kishte refuzuar atë.

Një armëpushim humanitar katërditor midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi të premten, më 24 nëntor, në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.

Sipas marrëveshjes, 150 palestinezë në burgjet izraelite u liruan në këmbim të 50 të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Lirimet e të burgosurve u bënë në katër grupe gjatë pauzës humanitare katërditore, e cili u zgjat edhe për dy ditë të tjera të hënën në mbrëmje.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Që atëherë, sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore në Gaza, sulmet e pamëshirshme izraelite kanë vrarë mbi 15 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 6.150 fëmijë dhe 4 mijë gra. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.

TRT Balkan / agjencitë