Biden paralajmëron Netanyahun: Izraeli po e humb mbështetjen globale.    /Foto: Reuters

Vërejtjet e Bidenit erdhën pasi ShBA-ja i shiti Izraelit 14.000 predha tankesh pa rishikimin e Kongresit dhe gjithashtu prishi një votim të Këshillit të Sigurisë të OKB-së që do të kërkonte një armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza.

Pavarësisht protestave globale që nga 7 tetori dhe shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që kërkonin me shumicë dërrmuese Izraelin t'i jepte fund luftës së tij brutale në Gaza, Bideni pretendoi në mënyrë të rreme se Izraeli kishte "pjesën më të madhe të botës duke e mbështetur atë".

Së fundmi, Biden tha se "Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që po ndodhin."

Komentet e mprehta erdhën ndërsa këshilltari i sigurimit kombëtar të Biden, Jake Sullivan, u përgatit për një vizitë në Izrael për bisedime me kabinetin izraelit të luftës.

Biden, duke përmendur në mënyrë specifike politikanin e ekstremit të djathtë të Izraelit Itamar Ben-Gvir, i cili është ministër i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, u shpreh se "kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit".

"Ai [Netanyahu] duhet të ndryshojë këtë qeveri. Kjo qeverisje në Izrael po e bën shumë të vështirë", tha Biden.

Biden la të kuptohej se lideri izraelit i kishte thënë atij gjatë një bisede private se “ju e bombarduat intensivisht Gjermaninë, ju e hodhët bombën atomike, shumë civilë vdiqën”.

Biden tha se ai u kundërpërgjigj: "Po, prandaj u themeluan të gjitha këto institucione pas Luftës së Dytë Botërore për t'u kujdesur që të mos ndodhte më... mos bëni të njëjtat gabime që bëmë në 11 shtator. Nuk kishte asnjë arsye pse të futeshim në luftë në Afganistanin."

Netanyahu deklaroi të martën se Izraeli më herët kishte marrë "mbështetje të plotë" nga ShBA-ja për pushtimin e saj tokësor në Gaza dhe se Uashingtoni kishte bllokuar "trysninë ndërkombëtare për të ndaluar luftën".

"Nuk mund të thuash nuk ka shtet palestinez"

Sipas Bidenit, "është një mundësi për të filluar bashkimin e rajoninit... dhe ata ende duan ta bëjnë këtë. Por, ne duhet të sigurohemi që Bibi të kuptojë se ai duhet të bëjë disa lëvizje për të forcuar... Nuk mund të thuash jo shtetit palestinez... Kjo do të jetë pjesa e vështirë”.

Sullivan tha se gjatë vizitës së tij në Izrael ai do të diskutojë me zyrtarët izraelitë planet e tyre për luftën në Gaza.

"Tema se si ata po e shohin programin e kësaj lufte sigurisht që do të jetë në agjendën e takimeve të mia", tha Sullivan, i cili pritet të udhëtojë këtë javë.

Izraeli ka bombarduar Gazën nga ajri, ka vendosur një rrethim dhe ka nisur një pushtim tokësor që nga 7 tetori, duke vrarë mbi 18.400 palestinezë dhe duke plagosur afro 50.000 të tjerë.

Shumica e 2,3 milionë njerëzve në Gaza janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga Izraeli dhe Kombet e Bashkuara kanë dhënë paralajmërime të tmerrshme për situatën humanitare në enklavën bregdetare, duke thënë se qindra mijëra njerëz janë të uritur.

TRT Balkan / agjencitë