Me propozimin e pranuar nga Këshilli Bashkiak i Amsterdamit, u kërkua që të shfuqizohet ligji i njohur si ndalimi i burkës në Holandë, i cili hyri në fuqi më 1 gusht 2019.
Në një deklaratë nga partia Amsterdam Denk në Twitter thuhet se njëri nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, Sheher Khan ishte ndër ata që propozuan shfuqizimin e ligjit dhe se propozimi që kërkonte shfuqizimin e ligjit nga Parlamenti holandez u pranua.
Thuhet se propozimi, i cili u pranua me mbështetjen e madhe të partive të majta në këshill, do të dërgohet në Hagë për diskutim në Parlament nga kryebashkiaku Femke Halsema dhe se heqja e ligjit mund të diskutohet në nëntor.
Anëtarja e Parlamentit e Partisë së Majtë të Gjelbër, Yasmine Bentoumya tha se ndalimi rriti sulmet verbale dhe fizike kundër grave muslimane me ose pa burka ndërsa anëtari i Denk, Khan theksoi se ndalimi i solli muslimanët në "qendrën e diskriminimit".
Propozimi i ngjashëm i Këshillit të Qytetit të Amsterdamit në vitin 2020 u diskutua në Parlamentin kombëtar në Hagë, por mbeti në fuqi me votat e tri nga katër partitë e koalicionit që e formuan qeverinë.
27 Sht 2022
Nismë në Amsterdam për shfuqizimin e "ndalesës së burkës" në Holandë
Anëtarja e Parlamentit e Partisë së Majtë të Gjelbër, Yasmine Bentoumya tha se ndalimi rriti sulmet verbale dhe fizike kundër grave muslimane me ose pa burka.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.